Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Sulmi ndaj TCH dëshmi e pasigurisë në vend nga vendosja e regjimit në duart e krimit


Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për sulmin me armë ndaj Top Channel ku mbeti i vrarë edhe roja i objektit.

Berisha pasi shprehu ngushëllime për familjarët e viktimës dhe solidaritet me punonjësit e TCH denoncoi aktin kriminal duke e cilësuar dëshmi të pasigurisë së plotë që ekziston në vend.

Një akt kriminal i shëmtuar.

Sulmohet me armë zjarri Top Channel dhe ekzekutohet në kabinën e tij roja e objektit.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së viktimës, miqve, të afërmve dhe kolektivit të Top Channel.

Denoncoj këtë akt kriminal, si dëshmi tjetër e dhimbshme e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend nga vendosja e rendit nga regjimi në duart e krimit”,-shkruan Berisha