Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Apelit lë në burg dy besnikët e Erion Alibejt, tentuan të zhduknin provat pas dështimit të atentatit


Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm lë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit Arben Spahiu dhe Arsen Preci të cilët akuzohen se tentuan të zhdukin provat pas dështimit të një atentati.

Arrestimi i Preçit dhe Spahiut ndodhi pasi një “BMW” pa targa u gjet e braktisur në zonën e ish-Konservimit në Elbasan si edhe fare pranë makinës luksoze pa targa, u gjetën doreza, këpucë, një pistoletë, një patentë dhe një pasaportë greke me foton e Arben Spahiut si dhe një çelësi i BMW-së brenda se cilës u zbuluan armë dhe benzinë, përcjell BW.

Burime të besuara thanë se grupi kriminal pasi dështoi të ekzekutonte shënjestrën, tentoi të zhdukte provat. Kështu, që Arben Spahiu, pastroi shtëpinë dhe hodhi sendet në kosh ku edhe u zbuluan nga policia pas një sinjalizimi të bërë nga një punonjës i pastrimit të qytetit.

Sipas të dhënave Preçi dhe Spahiu rezultojnë dy njerëzit më besnikë të grupit kriminal të Erion Alibejt, i cili ndodhet në paraburgim pasi akuzohet se ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj. Spahiu është kunati i Alibejt.

Erjon Alibej i njohur me nofkën “krymi” sipas prokurorisë i urdhëroi krimet në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij, Endrit Alibej, i njohur si Tarzani i cili u ekzekutua në atë që njihet si masakra e Bradasheshit, bashkë me xhaxhait Arben Dylgjeri dhe 1 shtetas turk, ngjaje për të cilën deri më tani është shpallur në kërkim Kel Kamani, i njohur si Keli Kicit.

Grupi kriminal i drejtuar nga Erjon Alibej është në konflikt me grupin kriminal të drejtuar nga vëllezërit Franc e Hajdar Copja, të cilët ndodhen në Dubai.