Vendosni fjalën kyçe....

Nisma Thurje depoziton kërkesën për zgjedhje, Shabani: Garojmë për këshillat në 12 bashki, provojmë veten në Dropull


‘Nisma Thurje’ ka depozituar kërkesën për regjistrim në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Kreu Endri Shabani, zbuloi se Nisma Thurje do garojë në këshillat bashkiakë në 12 bashki, mes të cilave në Tiranë, Korçë e Elbasan si dhe do garojë për Bashkinë e Dropullit.

Shabani u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për kandidatët e Nisma Thurje.

“Ne do të garojmë në Përrenjas, Elbasan, Kukës, Tropojë, Lezhë, Kurbin, Mirditë, Dibër, Klos dhe Mat, Korçë, Tiranë. Duke qenë se nuk mund të paraqitemi vetëm me këshilla bashkiakë kemi vendosur të provojmë veten edhe në një bashki të vogël, atë të Dropullit. Pavarësisht lidhjes së fortë me Tiranën, nuk po kandidojmë pasi nuk duam të gënjejmë qytetarët sepse e kemi të pamundur të fitojmë, por mund të fitojmë garën për këshillim bashkiak. I bëj thirrje qytetarëve, cili nga kandidatët do të mbrojë më mirë interesat e tua në Këshillin Bashkiak, ata të pestë që njeh apo kandidatët tanë, profesionistët tanë të rinj. Nëse mendoni që janë më mirë këta që janë, vijoni dhe votojini.” – tha Shabani.