Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me të shtënat në televizionin Top Channel që i morën jetën rojës së sigurisë së godinës.
Begaj ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës dhe ka inkurajuar organet ligjzbatuese të zbardhin ngjajren.
“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.
Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”-shkruan Begaj.