Gjashtë persona, tre prej tyre fëmijë, janë vrarë nga të shtënat në një shkollë fillore në Nashville, sipas BBC.
Sulmuesi ishte një femër 28-vjeçare e armatosur me dy pushkë të tipit sulmues dhe një pistoletë e cila u vra nga policia, thanë oficerët.
Tre fëmijë u dërguan në spital ku u konstatuan të vdekur pas mbërritjes.
Covenant School në Nashville është një shkollë private e krishterë për nxënës të moshës tre deri në 11 vjeç
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre tha se presidenti Joe Biden është informuar për “lajmet tronditëse” të të shtënave në Nashville dhe Shtëpia e Bardhë është në kontakt me zyrtarët lokalë.
Ajo tha se Biden po i bën thirrje Kongresit të “bëjë diçka” për të trajtuar të shtënat masive vdekjeprurëse në SHBA.
“Ne e dimë se shumë shpesh shkollat tona dhe komunitetet tona po shkatërrohen nga dhuna me armë,” tha Jean-Pierre.
“Shkollat duhet të jenë hapësira të sigurta për fëmijët tanë që të mësojnë dhe rriten, dhe për edukatorët tanë që të japin mësim.”