Sulmi me armë ndaj Top Channel i cili la të vdekur edhe rojën e godinës është dënuar edhe nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
Ministri thotë se Policia është e përkushtuar për të zbardhur ngjarjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve.
“Dënoj sulmin kriminal ndaj godinës së televizionit kombëtar Top Channel. Policia e Shtetit bashkë është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët. Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe solidaritet me TCH”,-shkruan Çuçi.