Ushtria amerikane ka anuluar dy video promocionale të prezantuara nga ylli i Hollivudit, Jonathan Majors, pasi aktori u arrestua në Nju Jork për sulmin e dyshuar të një gruaje. Pentagoni kishte shpresuar të përdorte reklamat për të rritur rekrutimin pasi humbi objektivat e tij vitin e kaluar.
Majors u arrestua të shtunën pas një mosmarrëveshjeje që la një grua 30-vjeçare me lëndime të lehta në kokë dhe qafë, raportoi Variety. Aktori, i cili kohët e fundit luajti në ‘Creed III’ dhe ‘Ant-Man and The Wasp: Quantumania’ të Marvel, po përballet me akuzat për sulm, mbytje dhe ngacmim.
Në një deklaratë për Associated Press, zyra e Marketingut të Penagonit tha se ishte ‘thellësisht e shqetësuar nga akuzat’ kundër Majors, duke shtuar se ndërsa aktori 33-vjeçar është ‘i pafajshëm derisa të provohet faji, maturia dikton që ne të tërheqim reklama derisa të përfundojë hetimi për këto akuza’.
Majors u shfaq në dy reklama të lëshuara nga ushtria këtë muaj. E para përshkruan skena kryesore beteje nga historia e ushtrisë dhe krenohet me aftësinë e saj për të ‘ndryshuar jetën’ e rekrutëve. Rekalama e dytë përfshin skena historike, këtë herë duke u përqendruar tek teknologjitë e pionierëve të ushtrisë. Të dyja përfundojnë me sloganin e ushtrisë ‘bëhu gjithçka që mund të jesh’.
Reklamat debutuan gjatë turneut të basketbollit të kolegjit March Madness, ndërsa ushtria kërkon nga të rinjtë e shkollave të mesme dhe të kolegjit të arrijë objektivin e saj për 65,000 rekrutë të rinj në vitin 2023.
Megjithatë, arritja e këtij numri mund të jetë e vështirë. Ushtria pësoi vitin e saj më të keq të rekrutimit në katër dekada në 2022, duke rënë 25% më pak se objektivi i saj prej 60,000 rekrutësh.