Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një person ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Shtetasi A.Xh është dëmtuar dhe dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 19:50, në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth, shtetasi A. Xh., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Shtetasi A. Xh. është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.