Vendosni fjalën kyçe....

Alimehmeti: Premtimi për transport falas ka ngjitur pjesërisht, njerëzit kanë mosbesim ngaqë janë gënjyer shumë


Kryesuesi i listës së këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, për bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti komentoi premtimin e Belind Këlliçit për transportit publik falas.

Alimehmeti deklaroi se studion e emisionit “A-Show” në  “Syri TV” se premtimi ka ngjitur pjesërisht në publik dhe se do kohën e vetë për të penetruar te njerëzit.

Ai tha se arsyeja se pse deri më tani ka ngjitur pjesërisht është sepse njerëzit kanë mosbesim ngaqë janë gënjyer shumë.

Ka ngjitur pjesërisht, si çdo lloj lajm dhe çdo lloj informacioni do kohën e vet që të mbërrijë te publiku se nuk penetron aq kollaj te njerëzit. Unë mendoj se arsyeja kryesore pse njerëzit kanë mosbesim është se i kanë gënjyer aq shumë, i kanë këputur në mes me gënjeshtra. Çdo lloj gjëje t’u thuash tani rrinë dhe të shohin me atë cinizmin tonë filoshqiptar sa edhe kur bën një dhuratë të thonë pse ma bëri këtë dhuratë mos do më kërkojë ndonjë gjë”-deklaroi Alimehmeti.