Prokuroria ka kërkuar thirrje për të dëshmuar të deputetit të PD-së Gazment Bardhi, lidhur me seancën ndaj ish-efektivit Arbër Paplekaj, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 21 prill 2021, pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme.
Bardhi ka qenë asokohe i deleguari politik i PD-së për Qarkun e Elbasanit.
Në ngjarjen e 21 prillit mbetën të plagosur edhe Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku e punonjësja e policisë Xhensila Sota.
Vetë i akuzuari Paplekaj e pranoi krimin dhe u dorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë, duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona, që sipas tij po blinin vota.