Vendosni fjalën kyçe....

Jep dorëheqjen kreu i PS në Mirditë, shkak rikandidimi i Ndrec Dedës: E trajton bashkinë si të dorës së dytë


Pal Tushaj, kreu i PS-së Rubik ka dhënë dorëheqjen dhe arsyeja e kësaj është rikandidimi i Ndrec Dedajt në Mirditë për një mandat të tretë.

Një një postim në “Facebook”, Tushaj rradhit arsyet se përse mori këtë vednim, por si arsye kryesore rradhit është rikandidimi i Ndrec Dedës, që sipas tij e trajton Mirditën si të dorës dytë pasi vjen në punë me kohë të pjesshme.

Tushaj shkruan se Ndrec Deda bën emërime klienteliste dhe fut në administratë njerëz me precedentë penalë.

Postimi:

Të nderuar miq. Ju bëj me dije se kamë dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të Partisë Socialiste të njësisë vendore Rubik.

Arsyeja e parë dhe kryesore që dhashë dorëheqjen është rikandidimi i Ndrec Dedës. Disa arsye të tjera janë:

1 – Zoti Ndrec e trajton Mirditën si të dorës dytë pasi vjen në punë me kohë të pjesshme, 2 herë në javë me nga 2 orë. Vetëm kur ka fushatë vjen me kohë të plotë.

2- Nuk përfill strukturat e PS.

3- Bën fushatë me njerëz me precedent penalë.

4- Bën emërime klienteliste pa marr parasysh fare partinë. Prioritet kryesor që të jesh ne administratën e zotit Ndrec është të kesh dy emra dhe të kesh qenë të paktën një herë në burg.

5 -Të kesh nivel të cunguar arsimor si Ndreca.

6-Të mos mbash mend shokët e klasës

7 – Të qeshësh sa herë fol Ndreca.

Kam dhe shumë arsye të tjera që do t’i them në statuset tjera, thotë Tushaj.