Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati i PD-së dhe 40 kandidatët për këshilltarë në Korçë tërhiqen nga gara elektorale: Vendimet personale na cënuan dinjitetin


Kandidati i Alibeajt të PD-së zyrtare në Korçë, Gjergji Gjata, për zgjedhjet e 14 majit është tërhequr nga gara elektorale.

Nga gara janë tërhequr gjithashtu edhe 40 kandidatët për Këshillin Bashkiak.

Bëhet me dije se ky vendim është marrë, pasi sipas tyre ka mungesë të procedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cenuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale.

Ne një reagim ai shprehet:

Ju informojmë se unë si kandidati për Kryetar i Bashkisë Korçë dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të partisë politike PDSh, tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të procedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cenuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale. Urojmë më të mirën për Korçën dhe suksese për kandidatët më të mirë në të gjithë vendin. Procedurën zyrtare do e kryejmë sipas rregullave që parashikon ligji, pranë KQZ.”