Vendosni fjalën kyçe....

Meta mbështet planin e Këlliçit: Transporti publik falas, fitore për të gjithë qytetarët tanë


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se plani i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi, për transportin publik falas, është një fitore për të gjitha kategoritë e njerëzve që banojnë në kryeqytet.

Tirana ka nevojë për ndryshim dhe për vendimmarrje nga të cilat përfitojnë direkt dhe menjëherë të gjithë qytetarët dhe ky plan është i duhuri sipas Metës.

 “Tirana ka nevojë për Ndryshim. Tirana ka nevojë për vendimmarrje nga të cilat përfitojnë direkt dhe menjëherë të gjithë qytetarët. Dhe plani i Belind Këlliçit për transport publik falas është një fitore e të gjithë qytetarëve, pensionistëve dhe të rinjve tanë”, shkroi Meta.