Vendosni fjalën kyçe....

Shehi tregon pse do futet më vete për zgjedhje: Berisha nuk i qëndroi linjës, koalicioni me Metën nuk përfaqëson gjithë opozitën


Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, në një intervistë për emisionin “Frontline” shpjegoi se përse në zgjedhjet e 14 majit, do të dalë më vete dhe vetëm me kandidatë për këshillat Bashkiakë.

Ai u shpreh se tashmë është momenti që brenda kampit opozitar të jetë një opozitë me ide ndryshe, ndërsa shtoi se koalicioni “Bashkë Fitojmë” nuk përfaqëson të gjithë opozitën dhe se ata nuk janë ndryshimi, pasi janë figura që kanë qenë gjithnjë në politikë.

Gjykojmë se ka ardhur dita që brenda kampit opozitar të jetë një opozitë me ide ndryshe, nuk mund të shkojmë bllok, aksi Berisha-Meta, nuk e përfaqëson të gjithë opozitën. Ne nuk i identifikojmë sikur këto janë alternativa. Parulla jonë politike është që nuk mjafton rrotacioni, por duhet ndryshim. Këta edhe nëse vijnë nuk janë ndryshimi, por rrotacion, sepse aty kanë qenë. Gjykojmë që kemi shumë diferenca për të qenë në të nijetin tren. Gjykojmë që ka ardhur dita që të ketë diversitet brenda kampit opozitar”-tha Shehaj.

Shehi tha se vendimi për të dalë më veta ndodhu ka ndodhur për një sërë arsyesh, ku përmendi linjën e mbajtur nga Berisha për të dalë me kandidatë të përbashkët dhe jo të vendosur njëanshmërisht.

Kemi diferenca ndaj kemi hyrë në zgjedhje. Ndërkohë na bashkon një kandidat i vetëm, këtë kemi kërkuar. Ne donim që të ishte një. Ne na bashkon me pjesën tjetër të opozitës, kandidati unik dhe lufta kundër Ramës. Për këto të dyja jemi dakord dhe uroj të jetë formula më e mirë për të përcaktuar një trajektore brenda opozitës. Me Berishën kemi gjykuar, që fatkeqësisht nuk i qëndroi kësaj linje, që kemi nevojë për të dalë përtej PD. Të gjejmë një formulë që të bashkojë opozitën përqark një kandidati të vetëm. Por nëse e vendosni ju, atëherë më ke përzënë, kështu që u zvogëlua numri i përzgjedhjes, u bë me Primaren që ndihmonte pjesën e Foltores për të rigjeneruar vetveten. Berisha nuk e pranuan këtë punë se prishte skemën e Primareve. Deri para një jave kemi pasur diskutime për këtë punë, kemi bërë sondazhe atë që i kërkuam pjesën tjetër, që fatkeqësisht e hoqën. Deri para një jave sondazhet ishin aty-aty, unë me Këlliçin. Javën e fundit unë kam një lloj rënie, tek 18-19%, Këlliçi ka avancuar. Në këto kushte gjykova që të tërhiqem unë. Unë nuk hyj në garë për të qenë i treti, por të isha para me sondazhe, do hyja. Ka ardhur një ditë që gjithsekush merr vendimet e veta. Ne e kemi bërë sakrificën tonë, që do të thotë, ne jemi larguar nga fushëbeteja për t’i lënë vend këtyre zotërinjve të cilën dhe në mënyrë të padrejtë kanë përcaktuar një formulë, dhe ne kemi bërë dhe një sy qorr se përballë është e përbashkëta, Rama. Pas dy javësh mund të bëjmë një sondazh dhe të mbështetet më shumë ai kandidat që ka më tepër mundësi për të fituar”, tha Shehaj.