Vendosni fjalën kyçe....

U shoqërua nga policia, ish-dhëndri i rojës që mbeti i vrarë nga  të shtënat ndaj Top Channel mohon të ketë lidhje me ngjarjen


Policia ka shoqëruar ish-dhëndrin e 60-vjecarit Pal Kola, i cili mbeti i vrarë me armë ngha të shtënat me armë ndaj godinës së Top Channel orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Roberto Papçi dhe një person tjetër i identifikuar si Agustin Tonaj janë ndaluar në Vlorë rreth orëes 3 të mëngjesit, dy orë pas të shtënave.

Ata kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen. Ata janë ndaluar pasi Papçi ka dhënë dëshmi kontradiktore gjatë shoqërimit në polici.

Ai është ndarë nga vajza e Kolës 2 vite më parë ndërsa palët kanë pasur përplasje për kujdestarinë e fëmijëve. Megjithatë deri tani nuk ka asnjë provë që e lidh ish-dhëndrin me ngjarjen.

Sipas Top Channel, policia ka gjetur prova të vlefshme, të cilat janë përcjellë në laboratorin shkencor dhe pritet të nxjerrin profile ADN-je dhe shenjë gishtash të cilat do verifikohen nga të arkivat e policisë për të zbuluar nëse mund të ketë një emër për sulmin ndaj Top Channel.