Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat se rriti pagat për fushatë, Rama publikon pikat e Kodit Zgjedhor: Vlen për zgjedhjet qendrore


Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave se rriti pagat për fushatën në prag të zgjedhjeve lokale.

Rama ka publikuar një pikë nga Kodi Zgjedhor që thotë se akuza do vlente nëse do ishin zgjedhjet qendrore dhe jo ato lokale.

Analfabetizmi politik është ku e ku më i keq se sa analfabetizmi real apo ai funksional! Neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike, ku flitet për periudhën para krijimit të qeverisë së re. Leximin me zë ua bëjnë pensionistët në 14 maj”-shkruan Rama.