Vendosni fjalën kyçe....

Apeli rrëzon ankimimin e Ahmetajt për kontrollin e shtëpisë së ish-bashkëjetueses


Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar ankimimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj që kërkoi shpalljen të paligjshme kontrollin në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ka raportuar gazetarja Klodiana Lala për BW.

Apeli vendosi mospranimin e ankimimit ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, sa i takon kontrolleve të kryera pak ditë më parë në vilën në Hamallaj të Erjola Hoxhës, e cila është sekuestruar.

Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt ndërsa SPAK ka sekuestruar dy vila, një në Hamallaj e një në Palasë, që dyshohet se i përket ish-bashkëshortes.

Ahmetaj kërkoi në gjykatë shpalljen si antikushtetuese e antiligjore vendimit e Gjykatës së të Shkallës së Parë për lejimin e kontrollit të banesës së bashkëjetueses së tij, duke theksuar se për këtë duhej marrë më parë miratim nga Kuvendi.