Vendosni fjalën kyçe....

Detaje nga vrasja e dyfishtë në Kavajë, viktimat u takuan për tu sqaruar për një konflikt të mëparshëm


Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak më parë në Kavajë, ku dy persona humbën jetën pas një konflikti.

Dyshohet se viktimat kanë pasur konflikt të mëparshëm dhe janë takuar për t’u sqaruar.

Takimi është kryer në zonën e njohur si “kryqëzimi i valutës” ku edhe janë konfliktuar sërish.

Ka qenë Edmond (Armand) Gosa ai që ka qëlluar fillimisht me mjet prerës të tipit thikë Sali (Altin) Rexhën, ndërsa ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Gosës.

Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi A. G., 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin S. R., 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. G.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues“-njofton policia.