Pasi prezantoi me ekspertët dhe përfaqësues të biznesit programin për uljen dhe reduktimin e taksave e tarifave vendore, kandidati opozitës për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi, ua prezantoi këtë program edhe qytetarëve.
Këtë herë Këlliçi zgjodhi rrugën “Myslym Shyri”, për tu takuar me banorët dhe bizneset e zonës, të cilëve u dorëzoi programin që parashikon ulje dhe zerim të disa taksave dhe tarifave vendore për biznesin e vogël dhe të mesëm. Sipas Belind Këlliçit, ky program do të ndihmojë biznesin.
“T`ju lë vetëm një kopje të programit për tarifat dhe taksat për biznesin e vogël që do t`i ulim. Një pjesë do t`i zerojmë, se s`keni pse të paguani taks për infrastrukturë shkolle nga dy herë, etj etj. Ideja është që të ndihmojmë biznesin e vogël. Të gjithëve po u shkoj derë më derë, biznes për biznes. Po u hyj dhe po ua jap në dorë. Kam shpalosur ditën e djeshme programin për uljen e taksave biznesin e vogël dhe të mesëm, që janë më të persekutuarit këto vite. Kështu që po dal dhe po takoj bizneset, qytetarët”- tha Këlliçi.