Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi takim me shtabin elektoral të kandidatit të Fierit: Bashkia meriton një shans të ri


Deputetja e Partisë së Lirisë, në Qarkun e Fierit, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me shtabin elektoral të kandidatit për Bashkinë e Fierit Edvar Kodheli.

Kryemadhi thekson se Fieri meriton një shans të ri dhe një kryetar që i nënshtrohet vullnetit të qytetarëve dhe interesave klienteliste të qeverisë.

“Sot me shtabin elektoral të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Kryetar të Bashkisë së Fierit , Evdar Kodheli.

Qarku i Fierit është qarku më i pasur në Shqipëri, jo vetëm për sa i përket burimeve natyrore, por edhe për sa i përket kapaciteteve njerëzore, ndaj Fierit duhet t’i rikthehet fuqia, autoriteti dhe pushteti në dorën e qytetarëve të tij.

Fieri sot meriton një shans të ri. Tani është momenti juaj, për t’i dhënë vetes, familjes, fëmijëve e qytetit tuaj, një Kryetar Bashkie që i nënshtrohet vullnetit tuaj dhe jo interesave klienteliste të qeverisë.

14 Maji do të jetë dita e fitores së qytetarëve fierakë, do të jetë dita e fitores së Ndryshimit të Madh”-shkruan Kryemadhi.