Vendosni fjalën kyçe....

Një tjetër tren me lëndë kimike del nga shinat në SHBA, incidenti i shtatë në pak muaj


Një tren mallrash i hekurudhës kanadeze të Paqësorit doli nga shinat në Dakotën e Veriut të dielën, duke derdhur asfalt të lëngshëm të rrezikshëm nga kontejnerët. Përplasja është e fundit në një varg daljesh nga shinat në të gjithë SHBA-në, njëra prej të cilave shkaktoi një lëshim shkatërrues të kimikateve toksike.

Incidenti ndodhi pranë qytetit Wyndmere pak pas orës 23:00 të së dielës mbrëma, tha një zëdhënës kanadez i Paqësorit për mediat lokale. Menaxheri i Emergjencave, Brett Lambrecht tha se 31 vagonë të trenit me 70 të të tillë dolën nga shina, disa prej të cilave mbanin asfalt të lëngshëm.

Asfalti i lëngshëm është një produkt i ndezshëm me bazë nafte, por Lambrecht tha se temperaturat e ftohta do lejojnë që materiali të ngurtësohet dhe të zvogëlojë mundësinë e zjarrit.

Operacioni i pastrimit pritet të zgjasë nga shtatë deri në dhjetë ditë, njoftoi radio lokale, duke cituar punonjësit e urgjencës.

Incidenti vjen pas daljes nga shinat e të paktën shtatë trenave të tjerë të mallrave në të gjithë SHBA që nga fillimi i shkurtit. Një tjetër tren kanadez i Paqësorit, që transportonte grurë, doli nga binarët në një periferi të Çikagos më herët të dielën, ndërsa pesë  vagonë mallrash të operuara nga CSX Transportation dolën nga binarët në Massachusetts të enjten.

Një tren industrial derdhi shurup misri në një dalje nga shinat në Arizona në fillim të këtij muaji, ndërsa një tren doli nga shinat në Virxhinian Perëndimore një javë më parë, duke derdhur naftë në një lumë. Shkurti pa një tren qymyrguri në Nebraska dhe një tren që transportonte produkte bujqësore në Miçigan që doli nga shinat, si dhe një aksident katastrofik që përfshin një tren Norfolk Southern Railëay në Palestinën Lindore, Ohio.

Gjithsej 38 vagonë dolën nga shinat në Palestinën Lindore, duke marrë flakë dhe duke derdhur klorur vinili në atmosferë. Autoritetet dogjën mijëra litra kimikate, duke e mbuluar qytetin nën smogun e zi mbytës që banorët pretendojnë se ende po shkakton skuqje të lëkurës dhe sëmundje të frymëmarrjes.

Administrata Biden u kritikua për trajtimin e incidentit, me ish-presidentin Donald Trump që vizitoi vendin, teksa presidenti Joe Biden vendosi të mos e bëjë këtë.