Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se muajin e ardhshëm, pensionistët do të marrin një bonus prej 5 mijë lekësh më shumë në pensionet e tyre.
Pas mbledhjes së qeverisë foli për planin e pagave duke thënë se do mbahet zotimi për rritjen e pagës së mjekëve dhe të infermierëve me 7% këtë vit, ndërsa synohet që paga mesatare të arrijë në 900 euro.
“Tani më kemi në dorë një plan shumë ambicioz por njëkohësisht dhe të arsyeshëm për një rritje pagash e cila synon të mundësojë ndritjen në harkun e këtyre 2 viteve, pra 2023, 2024 të Shqipërisë në nivelin e lartë të rajonit. Synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 eurosh. Kjo do të thotë se jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht në të mirë të njerëzve, familjeve dhe pas rritjes së pagës minimale mund të shkojmë drejt rritjes të pagës mesatare. Do të kemi së shpejti rritje për një pjesë të shkallëzuar. Detajet do i diskutojmë pas aktit të miratimit që vjen brenda 10, 15 ditëve të ardshhme. Kemi thënë dhe do i qëndrojmë zotimit për rritjen e pagës së mjekëve dhe të infermierëve me 7% këtë vit,ndërkohë që mjekëve specialistë iu rrit me 50 mijë lekë.
Për të tjera kategori do kemi rritje të menjëhershme të këtij viti.
E dyta, jemi në kushtet kur mund t’ju themi edhe pensionistëve se zotimin për të shpërndarë drejt tyre taksën e jashtëzakonshme që vumë mbi ekpsortuesit e mëdhenj të energjisë do ta mbajmë sikundër e thashë dhe më parë por sot s’kemi vec zotimin e përgjithshëm, por edhe informimin konkret se për pensionistët, do të ketë 5 mijë lekë në drejtim të tyre bashkë me pensionet që do të marrin herën e ardhshme”, tha Rama.