Vendosni fjalën kyçe....

5 LEKËSHI I FUKARASË- Demontohet fabula e rëndomtë e “ekspertit” Karamuço


Deklarata e “ekspertit” Ervin Karamuo se “nga xhepi i rojës së vrarë te Top Channel ra vetëm një 5 lekësh” mori vëmendjen në rrjetet sociale. Por kjo deklaratë është demantuar disa ditë pas ngjarjes.

Me këtë fabul u synua që ngjarja të merrte dhe ngjyra të tragjedisë dhe të prekte publikun përtej humbjes së jetës së një njeriu të pafajshëm nga plumbat që ranë mbi fasadën e Top Channel-it.  

Kam bërë fotografi i pari, monedhën që ra nga xhepi i të ndjerit Pal dhe ajo monedhë është kthyer në një simbol solidariteti te të gjithë njerëzit që besojnë te vlerat, humanizmi, që besojnë se jemi shumica kundër kriminalitetit“, tha Karamuço ditën e ngjarjes.

Gazetari Thimi Samarxhi në Top News demantoi deklaratën e “ekspertit” duke thënë se në xhepin e të ndjerit, sipas burimeve nga policia, janë gjetur 20 mijë lekë të reja të cilat i janë dorëzuar familjes.

Në fakt profesor, fotoja juaj është bërë virale dhe ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, më shumë simbolika, sepse në fakt, për korrektesë, nga burime zyrtare nga policia më thonë që në xhepin e të ndjerit janë gjetur mbi 20 mijë lekë të reja, të cilat më pas i janë dorëzuar familjes”-tha gazetari Samarxhi.

Pal Koka ishte në vendin e punës kur u gjend përballë plumbave në orët e para të datës 27 mars.

Humbja e një jete të pafajshme është mjaftueshëm situatë e rëndë sidomos në ambientet e një televizioni dhe ngjyrimet me elementë të ekzagjeruar dhe të përciptë për ta dramatizuar apo marrë vëmendje nga çështja nuk i nevojiten problematikës së rëndë të ngjarjes.