Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Referendum për korsitë e biçikletave


Belind Këlliçi, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 Majit, thotë se ngushtimi i hapësirave publike është një nga problematikat më të mëdha të Tiranës.

Sipas tij, ngushtimi i këtyre hapësirave janë edhe korsitë e biçikletave, për të cilat thotë se janë bërë pa plan nga ana e bashkisë.

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Këlliç tha se ndërtimi i korsisë së biçikletave në rrugën “Myslym Shyri” është i gabuar dhe për këtë çështje tha se do të bëjë një referendum me njësinë 10.

“Ka një problematikë shumë të madhe. Ka një problematikë sa i përket ngushtimit të hapësirave publike që i janë bërë lagjeve të Tiranës dhe rrugëve emblematike. Do të të marr një shembull konkret. Jemi këtu dhe ju shihni korsinë e biçikletave. Ju e shihni që frekuenca e atyre që pedalojnë në këtë rrugë me biçikletë apo monopat është shumë e ulët. Ju ftoj që nëse doni, të pyesim bizneset në këtë rrugë emblematike a janë dakord me këtë që ka ndodhur sepse kanë falimentuar pothuajse të gjitha bizneset në këtë rrugë për shkak të vendosjes gabim të korsisë së biçikletave. Në çdo koncept europian korsitë e biçikletave janë pranë atij që kalon në këmbë dhe jo ti rrezikohet jeta pranë makinave. Nuk mund të ndërtosh korsi biçikletash në 3 rrugë paralele.

Të ndërtosh këtu në “Myslym Shyr”, në Rrugën e Kavajës dhe në Rrugën e Durrësit. Është bërë pa plan. Nuk ka as edhe një banor në të gjithë rrugën e “Myslym Shyrit” që të jetë dakord me këtë situatë. Për Rrugën e Kavajës nuk ju them të njëjtën gjë se është bërë e mirëmenduar. Është vendosur një korsi në mes dhe trafiku është i lirë dhe dyqanet kanë një frymëmarrje tjetër. Në këtë rrugë e shihni që ka një problem shumë të madh edhe me këto makina që rrinë shumë pak. Kjo është bërë e detyruar për bizneset e vogla, për t’i falimentuar. Problemi është këtu që unë gjykoj që në këtë rrugë një zgjidhje shumë e mirë për hapësirën publike është pikë së pari heqja e këtyre birrilave që janë komplet të panevojshme dhe unë e premtoj do të bëj një referendum me njësinë 10 për këtë çështje pas 14 Majit. Dhe e dyta, ndërhyrja emergjente në brendësinë e lagjeve”, tha Këlliçi.