Vendosni fjalën kyçe....

Krim në familje në Tepelenë, burri godet gruan me thikë e më pas veten


Një krim në familje ka ndodhur në Tepelenë ku burri dyshohet se ka qëlluar me thikë bashkëshorten e më pas veten.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 e 40 në lagjen ‘Selam Musai’ pas një konflikti të çastit. 42-vjeçari L.N. e 40-vjeçarja F.N. janë dërguar në spitalin e Tepelenës.

Njoftimi

“Rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me mjet prerës. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes.”