Vendosni fjalën kyçe....

Pacienti hidhet nga kati i katërt në spitalin e Gramshit, sillet me shpejtësi të Trauma


Një 67-vjeçar dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i spitalit të Gramshit ku ndodhej i shtruar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit të sotëm ndërsa pacienti është identifikuar si Hekuran Llapushi.

Ai ka rënë në tarracën e katit të dytë të spitali e ka pësuar thyerje të shumta në trup si dhe hemorragji.

I plagosuri është dërguar me shpejtësi drejt spitalit të Traumës në Tiranës në gjendje të rëndë. Ai ishte shtruar prej disa ditësh në repartin e Patologjisë.