Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me thika midis dy nxënësve në një shkollë në Kamëz, plagoset 15-vjeçari


Policia njofton se një sherr me thika ka ndodhur në një shkollë në Paskuqan ku për pasojë i plagosur ka mbetur një 15-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në shkollën “Jashar Hoxha”, ku sipas njoftimit, nxënësi i plagosur ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 30.03.2023, në Paskuqan, në shkollën “Jashar Hoxha”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit një 15-vjeçar, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.