Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku interpelancë me ministren Ibrahimi: S’ka transparencë për fondet e rindërtimit pas tërmetit, u përdor për qëllime elektorale nga qeveria


Deputetja e PD-së Tabaku kërkoi sot interpelancë me ministren e Financave Ibrahimi lidhur me rindërtimin e vendit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Ajo kërkoi transparencë duke theksuar se nuk asnjë shpjegim të fondeve e granteve të marra pas tërmetit. Tabaku tha gjithashtu se deri tani nuk ka asnjë raport të kosotve të ndërtimit.

“Qeveria shqiptare morri pjesë në fillim të 2020 në një konferencë donatorësh organizuar nga Bashkimi Europian dhe jo vetëm për të përfituar një shumë prej 1.15 mld eurosh nga të cilat 295 mln euro në formën e granteve dhe 853 mln euro në formën e kredive të buta. Ndërsa kryeministri fillimisht vuri si kufi kohor vitin 2021 për të përfunduar procesin e rindërtimit, ndërkohë që ish-zv.kryeministri Ahmetaj në një interpelancë me kolegun Xhaferri deklaroi se në vitin 2022 procesi i rindërtimit ka përfunduar. Pas fatkeqësisë, qeveria shqiptare ngriti Ministrinë e Rindërtimit për të mbarëvajtur procesin e rindërtimit. Ndërkohë që flasim as Ministria e Eindërtimit dhe as Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk kanë një raport të qartë të kostove dhe ndërtimit në fushën e rindërtimit.” – tha Tabaku.

Deputetja demokrate tha më tej se sipas raportit të OSBE-së, procesi i rindërtimit është ndotur pasi është pëdorur për interesa elektorale.

“Sot, shqiptarëve u themi që procesi i premtuar i përfundimit të rindërtimit është i gënjeshtër. Raporti i OSBE-ODIHR vuri në dukje se procesi i rindërtimit u bë pis pasi u përdor për interesa elektorale ndërkohë që transparenca për këtë proces dhe fondet e alokuara për të është shumë e lartë. Ne, nuk kemi asnjë informacion jo vetëm se kur pritet të përfundojë procesi i rindërimit? Në buxhetin e shtetit ka një fond prej 5 miliardë lekësh të alokuar për një proces që dukshëm është shumë larg përfundimit. Sikundër na mungojnë informacione në lidhje me kostot totale të këtij procesi; Sa është fatura e rindërtimit në total? Sa është vlera totale e fondeve që janë alokuar me VKM.” – shtoi Tabaku.