Vendosni fjalën kyçe....

VIDEOJA PIKANTE – Belind Këlliçi nxjerr zbuluar pyllin orbital me aritmetikë elementare


Kandidati i opozitës për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi, ka nxjerrë zbuluar pyllin orbital të Erion Veliajt me një aritmetikë elementare.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Këlliçi shkruan se Veliaj pretendon se ka mbjellë një milionë pemë në Tiranë, por në videon e postuar nga Këlliçi, citohet se studiuesit llogarisin këtë numur të pretenduar pemësh të shkojë dy herë sa sipërfaqja e Tiranës, të cilat do të përktheheshin në 30 parqe të tjerë të rinj me sipërfaqe të njëjtë me atë të Parkut të Madh të Tiranës.

Postimi i Këlliçit:

KONTROLL FAKTESH: Kryebashkiaku pretendon se ka mbjellë një milionë pemë në Tiranë të cilat do të përktheheshin në 30 parqe të tjerë të rinj me sipërfaqe të njëjtë me atë të Parkut të Madh të Tiranës.

Veliaj  është mbase i vetmi kryebashkiak në botë, që shfaqet në televizor duke mbjellë pemë, kur në realitet qytetarët shikojnë se mbijnë pallate.

Videoja e postuar nga Belind Këlliçi.