Vendosni fjalën kyçe....

4 vite pasi i mbylli me bujë, qeveria Rama pritet të rikthejë bastet sportive


Katër vite pasi i mbylli llotot sportive në Shqipëri, qeveria Rama pritet t’i hapë sërish ato.

Një vit më parë, kryeministri e la të hapur hapjen e tyre pasi sipas tij, kjo veprimtari nuk u duhej lënë në duart e njerëzve që shkelin ligjin dhe elementëve kriminalë që përfitojnë prej tyre.

Sot ministrja e Financave Ibrahimaj deklaroi se drafti për bastet online do publikohet për këshillim javën e ardhshme.

Ajo theksoi se bëhet fjalë për hapjen e baste sportive online dhe jo të kategorive të tjera. Sipas Ibrahimajt do ketë diskutime me të gjitha grupet e interesit.

“Ligji parashikon rihapjen e basteve online sportive dhe jo të gjitha basteve siç kanë qenë të hapura më parë. Ligji do të kalojë për konsultim publik, do ketë tryeze konsultimi me të gjitha grupet e interesit në mënyrë që të arrijmë me një draft ligjor sa më të konsoliduar dhe të parashikojë mbrojtjen sociale për ata kategori që janë të prekura nga ky ligj.” – tha Ibrahimaj.