Vendosni fjalën kyçe....

5 mijë bluza të bardha u larguan nga Shqipëria në 10 vite, Brataj: Figura e mjekut të vlerësohet nga institucionet


Në 10 vite nga Shqipëria janë larguar 5 mijë bluza të bardha kryesisht drejt Gjermanisë.

Por lehtësirat e krijuara me ligjin e ri të miratuar në Gjermani, mjekët kanë të drejtë pa një kontratë paraprake të kërkojnë punë atje dhe pas 5 vitesh kontribut mjekësor mund të marrin direkt diplomën gjermane, pa dhënë asnjë provim.

Kjo gjë pritet të sjellin largimin e më shumë bluzave të bardha shqiptare, pavarësisht suportit financiar të ofruar nga qeveria për rritje page për mjekët specialistë me 50 mijë lekë.

PresidentJA e AMFE, Federata e mjekëve shqiptar në Europë, Aurora Dollenberg, tha se vendet europiane bëjnë presionin e tyre për të rekrutuar forcat e tyre punëtore të kualifikuara shqiptare, çka do të thotë se duhet të rriten përpjekjet dhe angazhimet qeveritare që ti bindin me forca jo vetëm monetare.

“Patjetër që vendet europiane bëjnë presionin e tyre për të rekrutuar forcat e tyre punëtore të kualifikuara shqiptare. Kështu që aq më tepër duhet të rriten përpjekjet dhe angazhimet qeveritare që ti bindin me forca jo vetëm monetare, pra me rritje rroge, por sidomos me edukimin në vazhdim gjë që është një ndër plagët kryesore të mjekësisë shqiptare. Akoma ekzistojnë specializimet me kuota të lira ose nuk ekziston e drejta legjitime për të bërë doktoratura. Këto janë ato që I bindin brezat e rinj që të kërkojnë eksperiencë dhe karrierë të sigurt profesionale në vendet evropiane. ”-tha Aurora Dollenberg.

Mjekët e familjes janë ata të cilët më së shumti po largohen drejt vendeve europiane.

Mjekët e familjës shkojnë të specializohen jashtë, ndërsa një pjesë e specialistëve ikin nga Shqipëria për të punuar. Raporti I mjekëve të familjes është shumë here më i madh se sesa numri i specialistëve.”- tha   kryetarja e degës AMFE, Esmeralda Babamusta

Duke përmendur rastin e mjekes infeksioniste e cila u dhunua në ambjetet e spitalit pak kohë më pare, shefi i urgjencës kombëtare Skënder Brataj tha në konferencën e 7 europiane për reformimin e shëndetësisë shqiptare, se mjekëve shqiptarë u mungon trjajtimi dinjitoz dhe mbrojtja nga shteti.

Puna është tek vlerësimi i figurës së mjekut edhe nga vetë institucionet. Së pari ta quajnë një here këmishë të bardhë një here këmishë të zezë, jo heronj kur ka pandemi dhe kriminel kur ka ndonjë fenomen dhe e përgjithësojnë gjithë mjekësinë. Ngarkesa e punës , mbrojtja e tyre , pra çdo urgjencë duhet të jetë jo nën kërcënimin e kujtdo që vjen apo siç ndodhi dy javë më pare të rrihet mjeku.”- tha  Skënder Brataj, shefi urgjencës kombëtare.