Sali Berisha ka akuzuar kreun e komanduar të PD-së Enkelejd Alibeaj se ka fshehur dënimin e të ëvllait në vendet e BE-së.
Gjatë komunikimit me gazetarët, Berisha tha se Alibeaj mbahet peng pasi rekordet kriminale të të vëllait nuk do e lejonin të zgjidhej deputet dhe as bashëjetuesen e tij të zgjidhej në Gjykatën Kushtetuese.
“Alibeaj ka fshehur vëllain e tij kriminel i cili është arrestuar për rrëmbim me armë në vendet e BE-së dhe sot nuk tregon se ku është. Ai ndan të fshehtat me Edi Ramën. Alibeaj mbahet peng sepse për këto rekorde kriminale ai nuk mund të ishte kurrë deputet, bashkëjetuesja e tij mund të mos zgjidhej kurrë në gjykatë. Ai ka fshehur akte të tmerrshme të vëllait të tij. Këto nuk janë shpikje, janë dokumente zyrtare që ekzistojnë në KQZ. Kur kryeministri arrin të marrë peng eksponentë të opozitës, ky është një akt shumë i rëndë. Alibeaj kur nja problem të tillë, ose e bën publike dhe e dënon dhe del mënjanë, por jo të mbahet peng. Nuk ndodh kjo. Ke dëgjuar që janë përjashtuar nga vettingu vetëm se janë ulur me një nip me probleme me ligjin? Ky ka vëllain, bashkëjetuesja ka kunatin, të armatosur gjer në dhëmbë duke plaçkitur në supermarketet e Europës. Alibeaj e di se ku është dhe e fsheh me Edi Ramën. I përgëzoj të gjithë ata që u larguan nga ky aventurier.” – tha Berisha.