Kreu i SPAK-ut Altin Dumani ka deklaruar sot se ish.zv.kryeministri Arben Ahmetaj do thirret në prokurori kur të jetë e nevojshme.
Ai pohoi se prokurorët kanë sekuestruar prova gjatë kontrollit të vilave të ish-bashkëshortes dhe ish-bashkëjetueses.
Dumani tha gjithashtu se SPAK po heton mundësinë e fshehjes së pasurisë jashtë vendit dhe për këtë arsye u ka dërguar letërporosi shumë vendeve.
“Nuk i marrim leje kurrkujt e thërrasim këdo të jetë për ta marrë në pyetje, Arben Ahmetajn apo kushdo që të jetë. Kontrollet janë në dinamikën e hetimit ku grupi vlerësoi se në këto ambiente mund të gjendeshin prova. Kemi gjetur prova. Sekuestro është preventive, masë sigurie me qëllim me qëllim që mos tjetërsohet pronësia. Në verifikim është çdo gjë. Kemi nisur letërporosi në shumë shtete jo vetëm në një shtet, kërkon kohë, ka që janë përgjigjur ka që janë në proces, hetimi përfshin çdo gjë (përfshirë edhe mundësinë e fshehjes së pasurisë jashtë). Patjetër që do e thërrasim Ahmetajn, nëse do e shikojmë të nevojshme.” – tha Dumani në një takim informal me gazetarët.