Vendosni fjalën kyçe....

Këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD jep dorëheqjen


Ditën e sotme, këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD Marash Logu, ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, ndërsa ka njoftuar se do të vijojë të mbetet anëtar i kësaj partie.

Këtë gjë, Logu e ka bërë të ditur në një postim në rrjetet sociale, ku ka deklaruar se i është mirënjohës çdo demokrati për mbështetjen dhe se do të vijojë të japë kontributin e tij si profesionist i ligjit në këtë parti, pavarësisht dorëheqjes.

 

Postimi:

Të dashur miq,

Kam paraqitur sot dorëheqjen nga funksioni i këshilltarit ligjor të Grupit Parlamentar të PD-së. Faleminderit lidershipit për besimin dhe secilit prej deputetëve demokratë për bashkëpunimin. Mirënjohës çdo demokrati për mbështetjen dhe dashamirësinë gjatë këtij rrugëtimi. Do të vazhdoj të mbetem anëtar i PD-së dhe të kontribuoj si profesionist i ligjit në familjen tonë politike