Vendosni fjalën kyçe....

“Lajthit” Presidenca, email-e false për gazetaren


Një qytetare i është drejtuar me një shkresë Presidencës, pasi dëshiron të lërë shtetësinë shqiptare. Në përgjigjen e kthyer nga Presidenca, jo vetëm që nuk i jepet zgjidhje shqetësimit të qytetares, por komunikimi është jashtë çdo norme etike.

Këtë email e ka publikuar ditën e sotme gazetarja Esiona Konomi, e cila vë në pah sjelljen jo të duhur të intitucionit të Kreut të Shtetit.

 

“Kaq di t’ju them. president.al më dilni vetë përpara.

(Email drejtuar një qytetareje që dëshiron të lërë shtetësinë shqiptare)”, shkruan ajo.

Pak orë pasi bëri publike përgjigjen e Presidencës ndaj qytetares, gazetarja ka publikuar një tjetër email, ku pretendohet se kjo e fundit përdor gjuhë jo të hijshme ndaj institucionit shtetëror.

Esiona Konomi deklaron emaili i dytë është fals dhe është krijuar nga Presidenca për ta intimiduar.

Ajo deklaron se përveçse emaili nuk është i saji, edhe emrin ia kanë shkruar gabim.

“Presidenca, në vend që të merret me përgjigjet jo profesionale të punonjëses së saj Nensi, dhe ta orientojë zonjën të jetë më e kujdesshme në punë, i shpenzon energjitë të prodhojë email-e të tilla false për të më intimiduar. Nga ajo anë flini.

Veçse emaili im është konomi.esi@gmail.com dhe emri Esiona, dhe jo Esjona. Kijeni parasysh për montazhin e radhës”, nënvizon Konomi.