Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas 12-vjeçarin në Fier, transportohet në spital i mituri


Një aksident është raportuar në Fier, pasi mësohet se një automjet tip ‘Benz’ në drejtimin e shtetasit V.V., ka përplasur një të mitur rreth 12-vjeç.

Në momentin e aksidentin fëmija ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

Sakaq i mituri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

 

NJOFTIMI:

 

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:10, në lagjen “1 Maji”, Fier, automjeti tip “Benz”  me drejtues shtetasin V. V., ka përplasur një shtetas të mitur 12 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Shtetasi i mitur ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi V. V. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.