Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Edhe 6 javë nga dita e fitores historike kundër monizmit dhe pakicës uzurpatore mjaftiste në kryeqytet


Kreu i Partisë së Lirisë ka deklaruar se edhe 6 javë e ndajnë opozitën dhe qytetarët nga fitorja historike kundër monizimit e pakicës uzurpatore mjaftiste në Tiranë.

Meta falënderoi kandidatët e koalicionit për këshillin bashkiak të Tiranë, të cilët shkruan ai, po punojnë çdo minutë për t’ia kthyer Tiranën qytetarëve.

“Edhe 6 javë na ndajnë nga dita e fitores historike kundër monizmit dhe pakicës uzurpatore mjaftiste në kryeqytet. Falënderimet më të përzemërta për kandidatet dhe kandidatët tanë të mrekullueshëm për Këshillin e Bashkisë të Tiranës që po punojnë me përkushtim çdo minutë për t’ua kthyer bashkinë qytetarëve. Bashkë Fitojmë! #PartiaLirise #BashkeFitojme #Tirana #14Maj #NdryshimMeCdoCmim.” – shkruan Meta.