Numri i qendrave shëndetësorë në Tiranë, njësoj sa 30 vite më parë. Me programin e Këlliçit më shumë shërbime cilësore
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me qendrat shëndetësore në kryeqytet.
Në një status në ‘Facebook’ Meta shkruan se numuri i populsisë në kryeqytet është gjashtëfishuar, por numri i Qendrave Shëndetësore dhe Poliklinikave ka mbetur sa 30 vite më parë.
Duke marrë shkas nga kjo, kreu i PL, thotë se programi i kandidatit për Tiranën Belind Këlliçit, do jetë për gjithë qytetarët të cilët meritojnë më shumë shërbime shëndetësore.
Postimi :
Popullsia e Tiranës është gjashtëfishuar, mirëpo numri i Qendrave Shëndetësore dhe Poliklinikave ka mbetur po aq sa 30 vite më parë.
Qytetarët e Tiranës meritojnë më shumë shërbime cilësore shëndetësore dhe ne do ta arrijmë këtë, falë programit të Kryebashkiakut të ardhshëm Belind Këlliçi, por edhe falë kontributit shumë të çmuar të këshilltarëve tanë në Këshillin Bashkiak të Tiranës me Dr. Ilir Alimehmetin, i cili kryeson listën, me Dr. Artan Distafën dhe shumë personalitete dhe profesionistë të shkëlqyer të shëndetësisë.
Ndryshim për Tiranën, për qytetarë më të shëndetshëm dhe për shërbim më cilësor dhe më të aksesueshëm shëndetësor.
BashkëFitojmë!