Kreu i Partisë së Lirisë Meta tha sot se pandemia Covid-19 provoi sistemin shëndetësor të vendit duke vlerësuar shërbimin e mjekëve dhe infermierëve.
Gjatë një tryeze të organizuar nga PL-ja për shëndetësinë, ai tha se 270 milionë euro nga familjet shqiptare u shoenzuan për të përballuar koston e shpenzimeve.
Meta tha gjithashtu se gjatë pandemisë qeveria bëri tendera sekretë ndërsa manipuloi me shifrat e viktimave të saj.
“Shëndetësia para se të kërkojë para, kërkon zemër. Një shtet i përgjegjshëm e ka prioritet shëndetin. Covid-19 testoi sistemin tonë shëndetësor dhe atë rreth nesh dhe tregoi se kemi mjekë të jashtëzakonshëm, dhe infermierë të jashtëzakonshëm që u sollën si heronj. Një pjesë e tyre për fat të keq humbën jetën në këtë betejë. Kjo gjë tregoi jo vetëm humanizmin e mjekëve, por njëkohësisht tregoi çorganizimin e sistemit tonë shëndetësor.Tanket dilnin për të penguar virusin, një herë thuhej; vini maskat dhe një herë jo. Pesha e shpenzimeve të shqiptarëve u rritën shumë pasi u mbyll gjithçka. U harxhuan 270 mln euro nga familjet shqiptare për të përballuar këto kosto. Shëndetësia është në kolaps të frikshëm për shkak të një politike të frikshme, këtë gjë e tregoi dhe pandemia se si u manipuluan shifrat e vdekjeve. U bënë tendera sekretë për përballimin e kësaj pandemie.” – tha Meta.