Trashëgimia jonë kulturore është bërë pjesë e një muzeu ku ekspozohen artifakte mijëravjeçarë.
Këtë gjë e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës Elva Margariti, nëpërmjet një postimi në Facebook.
Margariti shkruan se “Field Museum” në Chicago, në bashkëpunim me 26 muze dhe institucione shkencore të 11 vendeve në Gadishullin e Ballkanit, hapi për herë të parë muzeun “First Kings of Europe”, me më shumë se 700 objekte origjinale, të prodhuara e të jetuara më shumë se 5000 vjet më parë, në këtë rajon.
Në këtë hapësirë Shqipëria prezantohet me 17 objekte të rralla, pjesë e fondit të Muzeut Arkeologjik, Tiranë, që datojnë nga shekullit VI – IV para Krishtit.
Kjo gjë sipas Margaritit, dëshmon pasurinë tonë kulturore dhe bashkëpunimin me vendet e tjera në këtë fushë.
Postimi:
Krenarë që trashëgimia jonë #kulturore bëhet pjesë e një mozaiku të jashtëzakonshëm, krijuar mijëvjeçarë më parë.
Field Museum në Chicago, në bashkëpunim me 26 muze dhe institucione shkencore të 11 vendeve në Gadishullin e Ballkanit, hapi për herë të parë muzeun “First Kings of Europe”, me më shumë se 700 objekte origjinale, të prodhuara e të jetuara më shumë se 5000 vjet më parë, në këtë rajon.
Në këtë hapësirë Shqipëria prezantohet me 17 objekte të rralla, pjesë e fondit të Muzeut Arkeologjik, Tiranë, që datojnë nga shekullit VI – IV para Krishtit.
Ky #muze jo vetëm dëshmon pasurinë tonë, por është edhe një hap më tej në bashkëpunimin ballkanik.
Këtë ngjarje do ta shfrytëzojmë për të diskutuar rreth çështjeve me rëndësi për promovimin e kulturës sonë, duke e kthyer në një nxitës zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm.