Ish-presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur përndjekje politike padinë ndaj tij nga prokurori i Manhattan, Alvin Bragg.
Në një deklaratë zyrtare, ai shkruan se kjo ëështë ndërhyrje në zgjedhjet në SHBA në nivelin më të lartë në histori.
Sipas presidentit të 45-të amerikan, demokratët e majtë radikalë kanë bërë gjithçka për të rrëzuar atë e për ta penguar nga kandidimi në zgjedhjet presidenciale, duke përmendur hetimin e ndërhyrjes ruse, çështjen ‘quid pro quo’ me Ukrainën, dy fajësimet e dështuara ndaj tij në Kongres si dhe bastisjen e rezidencës së tij në Mar a Lago.
Trump thekson në reagimin e tij se demokratët emajtë radikalë kanë përdorur e po përdorin sistemin amerikan të drejtësisë si armë ndaj një rivali politik.
Ai akuzon prokurorin e Manhattan si person të fimancuar e zgjedhur me ndihmën e George Soros.
Në fund Trump shkruan se demokratët radikalë dhe presdenti Biden do dështojnë me këtë ‘gjueti shtrigash’ ndaj tij dhe se amerikanët e ai vetë do kalojnë me sukses çështjen në fjalë e më pas do fitojnë zgjedhjet e vitit 2024. Më poshtë është deklarata e plotë e Trump.
Deklaratë nga Donald J. Trump, Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
“Ky është Përndjekje Politike dhe Ndërhyrje në Zgjedhje në nivelin më të lartë në histori. Që nga koha kur zbrita në shkallët lëvizëse të artë në Kullën Trump dhe madje edhe para se të betohesha si Presidenti juaj i Shteteve të Bashkuara, Demokratët e Majtë Radikalë – armiku i burrave dhe grave punëtorë të këtij vendi – janë angazhuar në një gjueti shtrigash për të shkatërruar lëvizjen ‘Ta bëjmë Amerikën të Madhe Përsëri’. Ju e mbani mend atë ashtu si unë: Rusia, Rusia, Rusia; Mashtrimi i Müllerit; Ukraina, Ukraina, Ukrainë; Mashtrimi i fajësimit 1; Mashtrimi i fajësimit 2; Bastisja e paligjshme dhe antikushtetuese e Mar-a-Lago; dhe tani kjo.
Demokratët kanë gënjyer, mashtruar dhe vjedhur në obsesionin e tyre për të ‘rrëzuar Trumpin’, por tani ata kanë bërë të pamendueshmen – duke paditur një person krejtësisht të pafajshëm në një akt ndërhyrjeje flagrante në zgjedhje.
Kurrë më parë në historinë e kombit tonë nuk është bërë një gjë e tillë. Demokratët kanë mashtruar shumë herë gjatë dekadave, duke përfshirë spiunimin e fushatës sime, ndërkohë që përdorin si armë sistemin tonë të drejtësisë për të ndëshkuar një kundërshtar politik, i cili rastësisht është President i Shteteve të Bashkuara dhe deri tani kandidati kryesor republikan për President, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë.
Prokurori i Manhattan DA Alvin Bragg, i cili u zgjodh dhe u financua nga George Soros, është një
turp. Në vend që të ndalojë valën e paprecedentë të krimit që pushtoi qytetin e Nju Jorkut, ai po bën punën e pistë të Joe Biden, duke injoruar vrasjet, vjedhjet dhe sulmet ku ai duhet të përqendrohet. Kështu e kalon kohën Bragg.
Besoj se Joe Biden do dështojë me këtë gjueti shtrigash. Populli amerikan e kupton saktësisht se çfarë po bëjnë këtu Demokratët e Majtë Radikalë. Të gjithë mund ta shohin atë. Kështu që Lëvizja jonë dhe Partia jonë – e bashkuar dhe e fortë – së pari do mposhtin Alvin Bragg dhe pastaj ne do të mposhtim Joe Biden dhe do të largojmë nga zyra të gjithë këta demokratë mashtrues, në mënyrë që ta ‘BËJMË AMERIKËN TË MADHE SËRISH!”