Kreu i degës së PD-së në Lezhë, Sandër Marku, ka konfirmuar se do jetë kandidat për bashkinë në zgjedhjet e 14 majit, tre ditë pasi u përfol se ai ishte tërhequr nga gara.
Në një reagim ai shkruan se është në unison me qëdrimin zyrtarë të PD-së.
Marku fton demokratët që të mos shkojnë në atë që ai e quan strehëza provokuese e LSI-së apo PL-së ku strehohen personat e sanksionuar nga aletatët euroatlantikë.
“Ne cilësinë e Kryetarit te komanduar te Deges së PD-së Lezhe dhe si kandidature per Kryetar Bashkie, kam depozituar prane PD-se Tiranë, dosjen me listen e 41 keshilltareve PD-se! Nderkohë, ju bej me dije, se un kam qene, jam e do te jem ne unison me qendrimin zyrtar të PD-se se Shqiperise. Nderkohe ftoj te gjithe antaret e PD-se qe te vijojne te jene tek PD-ja, tek shtepia e tyre 32 vjeçare, tek shtepia e vertete e tyre e mos te shkojne tek streheza provukuese e shtepise se LSI-se apo e PL-se,ku strehohen njerez te sanksionuar nga miqt dhe aleatet tane euroatlantik. Votoni listen e Keshillit Bashkiak, votoni PD-ne! Te maksimalizojme votat per PD-ne, per ju, e per te ardhmen tone te perbashket. Se shpejti, ditë me të mira do te vijne per te gjithe demokratet e Lezhes dhe te gjithë Shqiperise. Fitore!” – shkruan Marku.
Ditën e djeshme kandidati i PD-së për Bashkinë Krujë, Sabah Sheta, u tërhoq nga gara duke e çuar në pesë numrin e kandidatëve të Alibeajt të tërhequr deri tani bashkë me atë të Korçës Gjergji Gjata, të Vorës Ibrahim Bruka, të Kurbinit Genc Doçi e i Librazhdit Bujar Vreto.