Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori kinez në BE ironizon Von der Leyen: Gjej një shkrues më të mirë të fjalimeve


Fjalimi i Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen përpara vizitës së saj në Kinë ishte jokoherent, kontradiktor dhe keqinterpretoi politikat dhe pozicionet e Pekinit, tha të premten ambasadori kinez në BE.

“Isha pak i zhgënjyer,” tha Fu Cong për rrjetin e lajmeve CGTN.

“Ai fjalim përmbante shumë keqinterpretime të politikave dhe qëndrimeve kineze. Dhe unë do thosha se kushdo që e ka shkruar atë fjalim për presidenten von der Leyen nuk e kupton vërtet Kinën, ose ka shtrembëruar qëllimisht pozicionet kineze. Von der Leyen linte përshtypjen e të kuptuarit të rëndësisë së angazhimit me Kinën nga njëra anë, por duke qenë ‘e frikësuar nga kritikat, veçanërisht nga linjat e ashpra në Evropë dhe ndoshta edhe nga SHBA nga ana tjetër.” – tha Fu.

Duke lexuar fjalimin, duket ‘sikur dy njerëz po grinden me njëri-tjetrin, kështu që nuk ka koherencë’.

“Ne shpresojmë që në vizitën e saj në Kinë dhe në dialogun e saj me liderët kinezë, ajo do të jetë në gjendje ta kuptojë më mirë Kinën.” – përfundoi ambasadori.

Von der Leyen është planifikuar të shoqërojë presidentin francez Emmanuel Macron në Pekin javën e ardhshme, ku pritet të takohen me presidentin Xi Jinping.

Duke folur në Qendrën e Politikave Evropiane të enjten, Von der Leyen tha se BE-ja duhet të ‘testojë stresin’ dhe ‘të heqë rrezikun’ marrëdhëniet e saj me Pekinin, si politike ashtu edhe ekonomike, dhe argumentoi se një ‘shkëputje’ nga Kina nuk ishte as një strategji e qëndrueshme dhe as në interes të bllokut.

Nga ana tjetër, ajo argumentoi se Brukseli duhej të ishte ‘më i guximshëm’ në qasjen e tij ndaj Kinës, të cilën ajo e përshkroi si ‘më represive brenda dhe më këmbëngulëse jashtë vendit’.

Von der Leyen paralajmëroi gjithashtu se ‘faktori përcaktues për marrëdhëniet BE-Kinë në vazhdim’ do jetë mënyra se si Pekini ‘vazhdon të ndërveprojë me luftën e presidentit rus Putin’, që do të thotë konflikti në Ukrainë.

Kina ka këmbëngulur për asnjanësinë në konflikt, ka dënuar sanksionet e njëanshme perëndimore si të paligjshme dhe ka propozuar një plan paqeje.