Tre persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale janë arrastuar në Vlorë së fundmi.
Në pranga ka rënë 18-vjeçari me iniciale S.V. i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohej se në bashkëpunim me një person tjetër kishin kryer 9 vjedhje.
Po kështu është arrestuar një 62-vjeçar me iniciale Q.Z., banues në fshatin Kotë, pasi dyshohet se ka kërcënuar me sëpatë bashkëfshataren.
Gjatë kontrollit atij i është gjetur me vete edhe një thikë pa leje. 36-vjeçari me iniciale L.P. është ndaluar pasi gjatë kontrollit i janë gjetur disa doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis.
Njoftimi
“Vihen në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Vijon operacioni policor i koduar “Storm 2”. Kapet dhe vihet në pranga bashkautori i 8 vjedhjeve në qytetin e Vlorës.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, mbështetur nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin S. V., 18 vjeç, banues në Vlorë. 18-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Storm 2”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Vlorë në janar të këtij viti. Ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (të arrestuar më parë në kuadër të këtij operacioni), dyshohet se është autor i 8 rasteve të vjedhjes në qytetin e Vlorës.
Ndaj shtetasit S. V., Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin Q. S., 62 vjeç, banues në fshatin Kotë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (sëpatë), një shtetase 66-vjeçare, banuese në fshatin Kotë. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Q. S, iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin L. P., 36 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, disa doza lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë shpallën në kërkim shtetasin S. H., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “29 Nëntori”, dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, një shtetaseje, në rrugë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”