Arsenal ka fituar 4-1 përballë Leeds në raundin e 29 të Premier Ligës angleze të futbollit.
“Topçinjtë” hapën sfidën me Jesus i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 35’. Në fillim të pjesës së dytë White dyfishoi shifrat. Më pas Jesus shënoi golin e tretë për Arsenal dhe të dytin personal.
Leeds me anë të Kristensen shënoi golin e vetëm në minutën e 76’.
Pjesë e golashënuesve për Arsenal do bëhej edhe Granit Xhaka i cili në minutën e 84’ shënoi golin e katërt dhe të fundit të sfidës.
Arsenal qëndron në vendin e parë me këtë rezultat duke vijuar rrugën drejt titullit si kryesues.