Tre fluturime nga Rinasi drejt Italisë e Anglisë nga kompania Wizzair janë shtyrë sot.
Qytetarët kanë denoncuar se nuk janë njoftuar paraprakisht për këtë gjë po e kanë marrë vesh pasi kanë mbërritur në aeroport.
Fluturimi Rinas-Milano është shtyrë rreth 9 orë ndërsa ai i Rinas-Romës rreth 6 orë.
Po kështu është shtyrë edhe fluturimi Rinas-Londër, i cili është zhvendosur me rreth 40 minuta.