Një 52-vjeçar është ndaluar në Shkodër pasi dyshohet se hiqej si polic dhe mbikëqyrte lëvizjet e uniformave blu përmes një radioje si të policisë.
Personi i identifikuar si Blerim Hodaj përveç radios kishte edhe tabela si të policisë e stema si të veshjeve të efektivëve.
Gjatë kontrollit atij i janë gjetur edhe një pistoletë e një shkop metalik.
Ai u prangos pas kontrollit në makinën me të cilën udhëtonte.