Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ishte ditën e sotme në Farkë për të denoncuar mos funksionimin e tregut të ri agro-ushqimor duke e quajtur mashtrim lektoral të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të Ministres së Bujqësisë.
Sipas Këlliçit, tregu që u inaugurua nga dyshja Veliaj-Krifca, me premtimin se është në kapacitet të plotë, po në fakt rezulton vetëm fasadë.
Këlliçi akuzoi Veliajn se shpërdoron miliona euro të taksapaguesve kryeqytetas për një investim imagjinar që nuk përkthehet në shërbim për ta.
Sipas Këlliçit, 14 Maji do të jetë dita e fundit e Erion Veliajt në krye të bashkisë më të madhe të vendit.
Tregu i madh, investim miliona euro ta shohim njëherë çfarë bëhet ku shkojnë lekët e taksapaguesve, qytetarëve. Bosh! E gjitha bosh! Asnjë njeri, asgjë, e papërfunduar!
Të shkojmë këtej të shohim, vetëm kapanone! Bosh! Ta shoh edhe këtë këtu për kuriozitet… asgjë! Tani të dashur qytetarë ju e dini nuk ka nevojë që ta shihni për ditë në denoncimet e mia, në videot e mia por ju e dini kë kemi për kryetar bashkie. Unë erdha për të bërë sot pazar në tregun agro-ushqimor të Farkës, por siç e shihni nuk ekziston, sepse të gjitha investimet e Erion Veliajt, janë të gjitha imagjinare.
Dhe nuk më mbetet asgjë tjetër veç se në ditën e tij të festës, më 1 prill, t’i uroj kryebashkiakut europian të rrenave, gëzuar dhe boll i gënjeve qytetarët e Tiranës se deri më 14 maj e ke këtë mundësi por pas 14-ës, edhe ti në shtëpi. Gëzuar!”, deklaron Këlliçi.