Mançester Siti arriti të fitonte sfidën më të rëndësishme të javës së 29-të ndaj Liverpul.
“Qytetarët” e drejtuar nga Pep Guardiola fituan lehtësisht 4:1 ndaj “të kuqve” të drejtuar nga Jurgen Klopp.
Ishin miqtë që kaluan të parët në epërsi në minutën e 17-të me Mohamed Salah.
Por, 10 minuta më vonë, Jack Grealish dha një asist për Julian Alvarez, për ta barazuar rezultatin.
Qysh në minutën e 46-të, Kevin De Bruyne kaloi në epërsi vendasit.
Shtatë minuta më vonë, Ilkay Gundogan realizoi për rezultatin 3:1.
Dhe në fund, Jack Grealish e përmbylli me gol paraqitjen e tij të mirë sot.
Me këtë triumf, Mançester Siti shkon në kuotën e 64 pikëve në vendin e dytë në tabelë.
Në anën tjetër, Liverpuli mbetet në kuotën e 42 pikëve dhe zbeh edhe më shumë gjasat për kualifikim në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.