Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas historisë së publikuar në mediat britanike ku një shtetas shqiptar u mbajt për 15 orë në policia pasi e kishin kapur me bimë çaji mali me dyshimet se ishte lëndë narkotike.
Rama thotë se historia e Agim Agajt vë në dukje vështirësitë që duhet të përballen emigrantët në Britani.
Rama thotë se Shqipëria është e përkushtuar në luftimin e rrjeteve kriminale por Britania duhet të tregojë respekt për komunitetin shqiptar jo nëpëmjet fjalëve por veprave pasi vetëm kështu mund të pritet bashkëpunim të suksesshëm midis qeverive.
“Ju bëj thirrje ta lexoni të plotë dhe i falënderoj shumë autorët e asaj historie të trishtë, jo vetëm në emër të Agimit dhe shqiptarëve, por edhe për të vënë në dukje vështirësitë me të cilat përballen njerëzit e guximshëm që kanë emigruar në këtë vend të madh. Shqipëria është plotësisht e përkushtuar për të ofruar gjithçka që është e nevojshme për një luftë të suksesshme kundër rrjeteve kriminale. Megjithatë, nëse Britania nuk mund të tregojë respekt për komunitetin shqiptar me veprime në vend të fjalëve, si mund të presim bashkëpunim të suksesshëm midis qeverive tona?”, shkruan Rama.
Ndërkohë, Rama ka ngritur edhe një pyetje për homologun e tij Rishi Sunak, për të cilin shkruan se nuk e di se si do të ndihej ai nëse një situatë e tillë do t’i ndodhte një shtetasi britanik një situatë e tillë në vendin tonë.
Të gjithë e dimë përgjigjen, por ajo që nuk jam i sigurt është se si miku im Rishi Sunak do të përballej nëse një shtetas britanik do të arrestohej në Shqipëri për bartjen e çajit anglez dhe do të akuzohej si tregtar droge! Kjo situatë është dëshpëruese dhe persekutorët e Agimit duhet të mbajnë përgjegjësi!
“Andi Hoxhaj është një anëtar brilant i komunitetit shqiptar, që jep drejtësi në Britani, ndërsa Agimi është një piktor shqiptar punëtor që lyen shtëpi për britanikët. Çfarë po shkakton një padrejtësi kaq të rëndë në Britani që këta individë të virtytshëm të vuajnë kështu?”, shkroi Rama në Twitter.
@Andi_Hoxhaj is a brilliant member of the Albanian community, teaching law in Britain, while Agim is a hardworking Albanian painter who paints houses for British people.What is causing such a grave injustice in Britain that these virtuous individuals are made to suffer like this? pic.twitter.com/QQYO7YFwEs
— Edi Rama (@ediramaal) April 1, 2023